Zëvendëskryeministri i parë dhe kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur për Demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi. Ai ka thënë se kjo çështje duhet të miratohet në Kosovë duke shtuar se beson se komisioni i ri do të dal me konkluzione të qarta.
“Kjo çështje duhet të miratohet në Kosovë. Unë sot nuk ju them se ka qenë i gabuar dokumenti as nuk them që ky komisioni nuk do të gjej fakte. Por unë them se ne jemi një shtet mbi parimet. Ne i respektojmë dokumentet ndërkombëtare ose ne nuk i respektojmë ato dhe na quajnë shtet i dështuar. Besoj qe ky komision do të del me konkluzion të qarta”, ka thënë Pacolli
AI ka thënë se do ta mbështes fuqishëm kryeministrin Haradinaj për vendimet rreth Demarkacionit.
“Është mirë që ky komision punon, Haradinaj do ta ketë një raport shumë të saktë të këtij komisioni. Nëse konstatohet që ka pasur lëshime unë do ta mbështes zotërinë Haradinaj fuqishëm”, ka thënë Pacolli në TV Dukagjin.
Pacolli po ashtu ka thënë se vizita e tij në Mal të Zi, si zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme, nuk është bërë për çështjen e Demarkacionit.
“Vizita ime në Mal të Zi nuk ka qenë për të biseduar për Demarkacionin dhe është interpretuar keq. Kam marrëdhënie shumë të mira me ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi, dhe e falënderoj që në çdo samit dhe takim ku unë kam qenë ai e ka mbrojtur Kosovën me zili”, ka thënë Pacolli. /arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...