Rrahim Pacolli nga Byroja Kosovare e Sigurimeve ka thënë në Rubikon të KTV-së se në mesin e veturave të paregjistruara në Kosovë ka edhe vetura zyrtare.
Sipas tij, këtu hyjnë edhe veturat e qeverisë së Kosovës.
“Sot mora vesh se kanë bërë aksident makinat e qeverisë të paregjistruara, e ne tash duhet t’i paguajmë”, është shprehur ai.
Deputeti i LDK-së, Naser Osmani në Rubikon të KTV-së ka thënë se zgjidhja për Karton të Gjelbër i takon MPB-së, Pacolli kërkon fushatë më intensive
Osmani në Rubikon të KTV-së ka thënë se kjo çështje zgjidhet nëse ministria ka vullnet të punojë dhe ta sjellë një kompani që kartoni të blihet në vend.
Ndërsa kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë së Sigurimeve, Rrahim Pacolli nënvizoi se është më se e rëndësishme fushata, e cila sipas tij, nuk u bë asnjëherë në kohën e ministrit, Skënder Hyseni.
“Në kohën e ministrit Skënder Hyseni e kemi lut të takohet, me mua nuk është takuar asnjëherë, që të bëhen disa fushata. Nuk u takua me neve pasi siç e di, më herët ka qenë 20 mijë numri i veturave të paregjistruara, tash po thonë që 65 mijë. Nëse ministri i Brendshëm nuk pajtohet atëherë ne nuk mund të bëjmë asgjë. Kushti kryesor është të jetë 2%”, ka thënë Pacolli.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...