Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, duke folur rreth rikthimit të tij në politikë me koalicionin “Lista për Familjen”, deklaroi se ai është ende personi që besoj se ashtu si e ka vet shpirtin, janë edhe të tjerët.
Pacolli theksoi se atë çka e ka mësuar prej vitit 2006 e deri tani, janë si 10 fakultete.
“Përpara s’e kam ditur këtë se të qenit ne politike, puna që ti bën për shtetin tënd si politikan, kam menduar që krejt ajo punë duhet të shkojë në favor të shtetit, të shtetbërjes këtu në Kosovë, pra në favor të mirëqenies qytetare, e un e kam parë se lufta më e madhe po u bënte për interesa të veta, për interesa të secilit, dhe koalicioni i fundit qeveritar mua më ka befasuar shumë”, tha Pacolli në DPT te Fidani
“Ju e dini që unë e kam votuar Qeverinë Kurti 1, kam votuar kundër çdo rregulli, kam dalë praktikisht sikur dikush që del prej tufës dhe e kam votuar. Për këtë votë që i kam dhënë Kurtit jam kritikuar shumë, jam sharë e jam fyer madje prej njerëzve të mi, madje ka pasur njerëz që edhe e kanë braktisur AKR-në për shkak të këtij veprimi, por unë e kam parë se mund të jetë në interes për Kosovën dhe e kam votuar këtë qeveri. Tani të them të drejën jam zhgënjyer totalisht edhe këtu”, u shpreh Pacolli.
Lexo edhe:
Pacolli: Nuk jam pishman që ia kam dhënë votën Qeverisë Kurti
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...
Edi i hedh kunja Gjestit: Burri që o burrë duhet me i peshu ...
Xheneta për Gjestin: Kur ka kajt për mua, me ka bërë krenare...
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...