Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në takimin e 8-të ndërkombëtar për Drejtësinë Penale të organizuar nga Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë.
Në këtë konferencë u prezantua iniciativa për mbrojtje ligjore falas të grave të dhunuara, fëmijëve viktima dhe atyre në konflikt me ligjin.
“Aty u fol për reformat në drejtësi dhe nevojën për unifikimin e ligjeve dhe integrimin rajonal gjyqësor. Unë fola për nevojën e integrimit sa më të shpejtë, veçanërisht për integrimin ekonomik të rajonit”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se është është nderuar me një dekorim simbolik, një çmim nderi./arbresh.info/
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet
Vjedhje në një argjendari në Prizren, policia jep detaje
Rikthim sensacional i Milanit ndaj Interit, fiton Superkupën...
Yamal ftohet për ndeshjet e Superkupës së Spanjës
Leo dërgon në nominim kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin
24 janar finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3