Zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli thotë se ratifikimi i demarkacionit i hap rrugë liberalizimit të vizave por sipas tij votimi ka gjasë të mos ndodh edhe dy javë.
Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli nuk pret që votimi i marrëveshjes për demarkacion të bëhet në seancën e caktuar për të mërkurën e javës tjetër. Ai thotë se në mbledhjen e së mërkurës pritet të ketë vetëm debat derisa tregon kohën se kur pritet të marrë fund kjo çështje.
Do të ishte një mrekulli nësë do të ndodh miratimi i kësaj marrëveshje ditën e mërkurë. Unë po frikësohem se është herët. Kundër dëshirës time por unë e shoh javën e dytë të marsit si kyçe për këtë”, tha Pacolli për Klan Kosovën.
Pavarësisht nëse hidhet në votim javën e ardhshme apo pas dy javësh zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës po thotë se demarkacioni do të kryhet.
Ai beson se kontribut për këtë do të japë edhe Lista Serbe e Vetëvendosje derisa për këtë të fundit ka një thirrje të veçantë.
“Edhe ata të bëjnë një ekzaminim të koshiencës së tyre të mendojnë se Kosova është mbi të gjithë dhe mbi të gjitha”, tha Pacolli.
Për paktin e arritur një ditë më parë pos të tjerëve Pacolli merita i atribuoi shefit të tij në Qeveri.
Me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të nënshkruar në gusht të vitit 2015 në Vjenë, sipas Pacollit, hapet një faqe e re për shtetin e Kosovës dhe perspektivën e saj ndërkombëtare.
Iran, 12 të arrestuar për bashkëpunim me Izraelin
Pacolli takon në rrugët e Nju Jorkut një polic nga Deçani dh...
Bashkimi e nis edicionin me fitore, Vëllaznimi njoftohet me ...
Ministri Hasani takohet me homologun Borg: Vlerësim Maltës p...
Musk tërhiqet nga beteja me drejtësinë në Brazil, emëron për...
Nga nesër fillon qarkullimin autobusi rozë në kuadër të fush...