Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, gjatë një tubimi elektoral që mbajti në Mitrovicë, pati disa fjalë për kryetarin e kësaj komune, Agim Bahtirin.
Pacolli tha se ai ka manipuluar dhe ka gënjyer votuesit e tij, shkruan arbresh.info
Përveç kësaj Pacolli përmend një rast ku tha se kryetari Bahtiri, ka tentuar që të bëjë përçarje mes Pacollit dhe vëllait të tij, duke i kërkuar këtij të fundit që t’i bashkohej Bahtirit në Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ne ish kryetarin e AKR-së, Agim Bahtirin, e kemi sjellë këtu, po aj ka qenë i pa kontrolluar, në premtime në fjalë, unë kam qenë ai që i kam qëndruar mbrapa. Ai i ka bërë thirrje vëllait tim që t’a linte AKR-në, dhe të shkojnë në Vetëvendosje”, tha Pacolli.
Po ashtu, Pacolli tha se Agim Bahtiri nuk do të mund të jetë me asnjëherë kryetar i Mitrovicës.
“Anjëherë në jetë ai më nuk do të jetë kryetarë i Mitrovicës”, tha Pacolli./arbresh.info/
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media