Google ADS

Pacolli: Thaçi dhe Veseli do të dalin me kokën lartë edhe nga kjo betejë

20:44 | 24 Qershor 2020
L G

Biznesmeni dhe drejtori i portalit arbresh.info, Rrahim Pacolli ka reaguar pas njoftimit të zyrës së Prokurorit të Specializuar se është ngritur aktakuzë pranë Dhomave të Specializuara kundër  presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thotë se beson fuqishëm në luftën e pastër dhe të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Po ashtu Pacolli shprehet i bindur se Thaçi dhe Veseli do të dalin fitues edhe në këtë betejë.

“Të gjithë ne besojmë në luftën e pastër dhe të drejtë të UÇK-së. Presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli do të dalin me kokën lart edhe në këtë betejë”, ka shkruar Pacolli në Facebook./arbresh.info

Postimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme