Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur për pjesëmarrjen e partisë së tij në listën zgjedhore bashkë me LDK-në.
Duke folur për kundërshtarët politikë, ai e ka veçuar Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas tij, partia e Albin Kurtit i ka ndarë në dy grupe qytetarët.
“Kjo parti po bën ndarje të qytetarëve. I kanë ndarë në të mirë dhe jo të mirë. Në mesin e jo të mirëve, sipas VV-së, hyjnë edhe banditët”, ka thënë Pacolli në emisionin “Debat” të RTK-së .
Ai ka thënë se kjo është tendencë e rrezikshme,
“Tendenca e Vetëvendosjes është që ata që e votojnë këtë parti janë të drejt, kurse ata që nuk e votojnë janë hajnat, ata njerëzit e këqij”, ka thënë Pacolli.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...