Sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli pas rrëfimeve të dëshmitarëve për maltretimet e ministrit të bujqësisë Nenad Rikalo ndaj banorëve të lagjes Dardania ka kërkuar që ai të shkarkohet.
Mes tjerash ai ka kërkuar që të hetohet ky rast nga Prokuroria e Shtetit.
Për më tepër lexoni shkrimin i tij në Facebook:
Të shkarkohet Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo
Rrëfimi i dëshmitarëve për keqtrajtimin e banorëve të lagjes Dardania nga Ministri i Bujqësisë Nenad Rikalo duhet të vënë në lëvizje të menjëhershme Prokurorinë.
Edhe pse kanë kaluar 20 vjet, ai që ka kryer krime në kohë të luftës duhet të gjykohet dhe të dënohet.
I bëj thirrje kryeministrit Ramush Haradinaj të shkarkojë Rikalon dhe të emërojë një ministër të ri.
Prokuroria dhe gjyqësori duhet ta hetojnë këtë rast në mënyrë të pavarur, pa ndikime politike. Rr.P
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...