Deputeti nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli ka thënë se AKR beson që Ministri i AKR-së ka vepruar në bazë të ligjit.
“Bëjë ftesë që ne ta themelojmë një grup parlamentar hetues që ta hetoj këtë çështje dhe të zbardhet që nga fillimi i këtij problemi deri në përfundim. Të hetohen të gjitha digasterët përkatëse duke u nisur nga MD, MPJ, MI, AKI, MPB dhe të vihet kjo çështje në pah se a është shkelur ligji apo është zbautar siç është”, ka thënë ai.
Sipas tij shumicës nuk i ka pëlqyer as aksioni në veri.
“Ka qenë një veprim i duhur në mënyrë më të mirë por sigurisht që të gjithëve nuk iu ka ardhë mirë. Por të hetohet që secili person që ka shkelur ligjin të jep llogari. Andaj të filloj kjo punë sepse po bëhet aq e madhe e ne nuk e dimë çka ka ndodhur saktësisht sepse sot është një debat i gjatë e pa thelb”, ka thënë ai./Arbresh.info
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...