Deputeti i AKR-së, Islam Pacolli ka thënë se aktualisht tarifat që paguajnë mërgimtarët për të hyrë në Kosovë mund të hiqen vetëm nëse Qeveria garanton se i mbulon dëmet.
Pacolli është shprehur sot në Kuvend se një zgjidhje e mirë për diasporën do të ishte edhe zbutja e tarifës, për të cilën ka kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza që ta shqyrtoj këtë, shkruan arbresh.info.
“Ka qenë kërkesë e Rrahim Pacollit që të përgjysmohet tarifa por për ta hequr komplet ende të gjitha kartonët e gjelbër nuk e mbulojnë Kosovën prandaj duhet të gjendet një zgjidhje ose t’i mbuloj Qeveria dëmet ose të jetë një taksë shumë më e ulët. Të bëhet një zgjidhje për beneficionet e Byros të shqyrtohen që të jenë më të vogla se ka mundësi të reduktimit të kostos, përndryshe derisa ne nuk arrijmë në Kartonin e Gjelbër heqja në tërësi mund të bëhet vetëm nëse garanton Qeveria e Kosovës por zbutja e tarifës është e mundshme”, ka thënë Pacolli.
/arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...