Google ADS

Pacolli: Tani mos te flitet për Presidentin, ne e kemi Presidentin!

08:48 | 12 Tetor 2020
M. A.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kërkuar që të mos flitet për presidentin kur Kosova ka një President.

Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka thënë se është momenti i fundit që liderët politik t’i lënë anash interesat personale, klanore e partiake, shkruan arbresh.info.

Ai thotë se Kosova ka nevojë  më shumë se kurrë për unitet.

Postimi i plotë i Behgjet Pacollit:

Pozicioni i partive politike duhet të ishte i qartë …

Tani mos te flitet  për Presidentin, ne e kemi Presidentin!

Tani êshtë momenti i fundit dhe shpresoj fort që të gjithë liderët politiak njëherë e përgjithmonë të lënë anash  interesat personale, klanore dhe partiake dhe të kontribojnë për të mirën e vendit.  Tani më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për unitet dhe punë të sinqertë të të gjithëve.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme