Google ADS

Pacolli takon ministrin e Jashtëm të Malit të Zi

23:52 | 20 Mars 2019
L G

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli  ka takuar ministrin e Jashtëm të Malit të Zi Srdjan Darmanovic.

Pacolli ka vendosur që pritjen e ministrit të Jashtëm malazez ta bëj në shtëpinë e tij në Hajvali .

Takimi i sotëm mes Pacollit dhe Darmanovic është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook nga ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi , i cili ka bërë të ditur se ky ishte  një takim miqësor.

“Pritje miqësore për Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi z. Srdjan Darmanovic dhe ekipës së tij, nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm z. Behgjet Pacolli në rezidencën e tij në Hajvali”, ka shkruar ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme