Google ADS

Pacolli takon ministren e jashtme të Sudanit, diskutojnë për marrëdhëniet mes dy shteteve

20:16 | 9 Tetor 2020
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh ish kreydiplomati kosovar, Behgjet Pacolli është takuar me ministren e jashtme të Sudanit, Beatrice Khamisa Wani.

Në këtë takim thuhet se është diskutuar për marrëdhëniet e Sudanit me Kosovën, transmeton portali arbresh.info

“Një takim miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të vendit më të ri në botë, Sudanin e Jugut Hon.Amb Beatrice Khamisa Wani, e delegatja speciale e Presidentit Salva Kir në Berlin, znj. Renish Achlieng Onullo dhe mikun e tij Prof.Nabil Ayad.  Ne diskutuam për shumë gjëra por edhe për marrëdhëniet e Sudanit me Kosovën”, shkruan Pacolli./arbresh.info/

Një takim miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të vendit më të ri në botë, Sudanit të Jugut Hon.Amb Beatrice Khamisa…

Posted by Behgjet Pacolli on Friday, 9 October 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme