Google ADS

Pacolli takon kryetarët e degëve të AKR-së, diskutojnë për zgjedhjet lokale

19:41 | 21 Korrik 2017
M. A.

Aleanca Kosova e Re, sot ka mbajtur një takim me kryetarët e të gjitha degëve të AKR-së në Kosovë.

Në këtë takim është diskutuar për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor, bënë të ditur presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se AKR-ja do të prezantoj kandidatët më të mirë për ti drejtuar komunat e Kosovës./Arbresh.info

Për më shumë lexoni statusin e plotë të Pacollit:

Sot zhvillova një takim të rëndësishëm me kryetarët e degëve të AKR të të gjithë Kosovës, ku diskutuam për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor të këtij viti. Zgjedhjet lokale janë angazhimi sfidë shumë e rëndësishme e angazhimit tonë për tu ofruar qytetarëve zgjidhje për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen. AKR do të prezentojë ofertën më të mirë, kandidatët më të mirë për të drejtuar komunat e Kosovës. Gjithashtu falënderova edhe z. Sabit Pacolli për kontributin e dhënë për AKR në degën e Lipjanit, ndërsa z. Fauz Xhemajli i dëshiroj sukses në cilësinë e ushtruesit të detyrës së kryetarit të kësaj dege.

20139970_10159026448885153_3949836756069317951_n 20155849_10159026448880153_157361157176704903_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme