Pacolli takon homologun e tij armen, i kërkon njohjen e Kosovës

09:47 | 9 Tetor 2018
M. A.

Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli ka takuar homologun e tij armen armen Zohrab Mnatsakanyan, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e përbashkët në kuadër të organizatës së Frankofonisë dhe thellimit të kontakteve ndërmjet dy vendeve tona.

Po ashtu, Pacolli përmes një postimin në Facebook bënë të ditur se temë  e diskutimit ishte edhe anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL.

Kujtojmë se Armenia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës./Arbresh.info/

Postimi i plotë i zëvendëskryeministrit Behgjet Paoclli:

 

Me homologun tim armen Zohrab Mnatsakanyan, biseduam për bashkëpunimin e përbashkët në kuadër të organizatës së Frankofonisë dhe thellimit të kontakteve ndërmjet dy vendeve tona.

Ministrit Mnatsakanyan i prezantova gjendjen faktike të zhvillimit të proceseve në Republikën e Kosovës dhe i shpreha nevojën e ndërtimit të marrëdhënieve ndërshtetërore me shtetin Armen.

Njohja nga Armenia për Kosovën është e një rëndësie të veçantë dhe i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Homologun tim armen e falënderova për pritjen e ngrohtë në Jerevan, duke e përgëzuar për organizimin e shkëlqyer të samitit të Frankofonisë.

Bashkëpunimi i Kosovës me Armeninë do të jetë i shkëlqyer në të gjitha drejtimit, veçanërisht në kuadër të organizatës së Frankofonisë.

Procesi i anëtarësimit të Republikës së Kosovës kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe INTERPOL ishin tema për të cilat kërkova mbështetjen e Mnatsakanyan.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme