Google ADS

Pacolli takon Hahn, bisedojnë për liberalizimin e vizave (FOTO)

18:45 | 28 Shtator 2017
M. A.

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës njëherësh edhe Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar sot Komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn.

Pacolli përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se mes tjerash kanë biseduar për procesin e integrimit europian dhe euro-atlantik të Kosovës si dhe për liberalizimin e vizave.

“Shpreha zotimin tonë për të gjitha proceset e ndërlidhura me agjendën evropiane, duke përfshirë këtu edhe dinamizmin e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave, që do të mundësonte liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka theksuar Pacolli nga takimi./arbresh.info/

Postimi i plotë i z.Pacolli:

Sapo pëfundova takimin shumë të rëndësishëm me Komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn. E falenderova për mbështetjen e vazhdueshme nga Institucioni që ai drejton, por, edhe për angazhimin e tij personal përkitazi me procesin e përafrimit të Kosovës dhe rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ri-konfirmova qëndrimin zyrtar të Institucioneve të Republikës së Kosovës se “procesei i integrimit evropian dhe euro-atlantik mbetet qëllimi kryesor i politikës së jashtme të Republikës së Kosovës”. Shpreha zotimin tonë për të gjitha proceset e ndërlidhura me agjendën evropiane, duke përfshirë këtu edhe dinamizmin e zbatimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave, që do të mundësonte liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Komisioni Evropian e ka mbështetur në vazhdimësi dhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën.

22089848_10159341793105153_8827025644771955240_n 22007352_10159341793090153_2955430087870470473_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme