Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka pritur këtë të enjte në ambientet e ministrisë në Tiranë, Kryeministrin e njëkohësisht Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Kryediplomati Bushati ka deklaruar se së shpejti do të mbahet mbledhja e dy qeverive të Shqipërisë e Kosovës, ndërsa ka qenë Behgjet Pacolli ai i cili ka bërë të ditur propozimin e tij për qytetin që do të mirëpresë mbledhjen e dy qeverive.
Takimi i ardhshëm do të jetë dhe i katërti i dy qeverive shqiptare. Behgjet Pacolli tha se ka shumë përzemër qytetin e Korçës dhe ky ka qenë propozimi i tij për vendin se ku do të mblidhen qeveritë.
“Për ne, Kosova është partner strategjik dhe duhet ta thellojmë këtë marrëdhënie jo thjesht për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët mundësisht brenda këtij viti, por eliminimin e të gjitha barrierave që ekzistojnë në fushën tregtare. E ftova zt.Pacolli edhe për një aktivitet që do të bëjmë së shpejti për diplomacinë ekonomike.”-tha Bushati.
“Në të ardhmen besoj shumë se ne do të punojmë së bashku jo si dy ministri të ndara, por qasja do të jetë e përbashkët. Ne sot biseduam që sa më shpejt të vazhdojmë traditën me institucione diplomatike të përbashkëta. Lëvizja e lirë është një parim që gjithmonë është sjellë në vëmendje time dhe me qeverinë Rama dhe Haradinaj do ta implementojmë pikë për pikë.
Do të riaktivizojmë edhe takimet tona qeveritare. Shumë shpejt do ta dini ku do të jetë takimi i parë. Unë propozova Korçën. E kam shumë për zemër.”-tha Pacolli.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?