Zëvendëskryeministri i Parë, njëherësh Ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në kuadër të vizitës së tij në Shqipëri, përpos takimeve me liderët institucionalë, ka takuar edhe Kryetarin e Parisë Demokratike, njëherësh lider i opozitës, Lulzim Basha, si dhe ish-Kryeministrin, Sali Berisha.
Në të dyja këto takime është diskutuar lidhur me progresin e arritur në marrëdhëniet në mes dy vendeve, si dhe lidhur me intensifikimin e përpjekjeve të reja nga të dyja anët për të avansuar edhe më tej fuqizimin e marrëdhënieve, bën të ditur një njoftim nga MPJ e Kosovës.
Basha ka shprehur kënaqësinë e tij lidhur me takimin me Pacollin, si dhe ka shprehur gatishmerinë për të kontribuar në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.
Basha, gjithashtu, ka theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe ka kërkuar heqjen e barrierave tregtare si dhe lehtësimin e lëvizjeve kufitare, thekson njoftimi i MPJ.
Pacolli, gjatë takimeve me liderin e Partisë Demokratike, ka përkrahur idenë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik përmes krijimit të pikave të përbashkëta doganore, sikurse ajo në Durres si dhe lehtësimin e lëvizjes së lirë të shtetasve nga të dyja anët.
E, gjatë takimit me Ish-Kryeministrin Berisha, ky i fundit i ka uruar sukses Pacollit për detyrën e re, duke shprehur besimin që ai dhe qeveria e tij do të kenë sukses, vecanërisht në fushën e njohjeve, në të cilën, sipas tij, në dy vitet e fundit ka pasur stagnim.
Të dy bashkëbiseduesit kanë rënë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik pa barriera mes dy vendeve dhe të hekurudhës si ndërlidhje të ekonomisë së Kosovës me portet.
Pacolli ka ftuar Berishën dhe Bashën që ta vizitojnë Kosovën.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...