Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në Selinë e Shenjtë në Vatikan është takuar me Sekretarin e Shtetit, , Paul Richard Gallagher.
Pacolli nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka thënë se i kishte kërkuar shtim të kontakteve midis Kosovës dhe Vatikanit.
Statusi i plotë:
Sot, në Selinë e Shenjtë në Vatikan, takova Sekretarin e Shtetit, Paul Richard Gallagher. Kërkova shtim të kontakteve midis Kosovës dhe Vatikanit, rritje të nivelit të përfaqësimit dhe njohje të shtetit të ri të Kosovës, si kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon. Selia e Shenjtë është e gatshme që të rrisë bashkëpunimin me Kosovën.
“Ju e njihni mirësinë që ka Ati i Shenjtë, Papa Francesku, dhe Selia e Shenjtë ndaj popullit të Kosovës. Ne i dimë aspiratat e popullit tuaj dhe i vlerësojmë ato. E dimë se komuniteti katolik i vendit tuaj dëshiron të rrisë nivelin e organizimit në dioqezë dhe ne do të bëjmë hapa të matur. Ne nuk kushtëzohemi nga askush, por thjesht duam që të mirëkuptohemi nga të gjithë aktorët në rajon, për çdo hap që bëjmë”, më tha, ndër të tjera, Sekretari i Shtetit Gallagher.
Njohja e Kosovës nga Vatikani do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme. Shpresojmë që kjo edhe të ndodh.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...