Google ADS

Pacolli takohet me Wess Mitchell: ShBA do të qëndrojë prapa Kosovës nëpër secilin proces të shtet-ndërtimit

22:52 | 27 Korrik 2018
Arbresh.info

Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një takim me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchell, në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Postimi i plotë i Pacollit:

Shtetet e Bashkuara e kanë dëshmuar mbështetjen e tyre të fuqishme, të vendosur dhe të vazhdueshme nëpër periudhat më të vështira për vendin dhe popullin shqiptarë të Kosovës dhe do të qëndrojnë prapa Kosovës dhe popullit të saj nëpër secilin proces të shtet-ndërtimit.
Ky ishte njëri nga mesazhet kryesore, që mora nga takimi që kisha sot me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchell, në Departamentin Amerikan të Shtetit“, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme