Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një takim me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchell, në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Postimi i plotë i Pacollit:
“Shtetet e Bashkuara e kanë dëshmuar mbështetjen e tyre të fuqishme, të vendosur dhe të vazhdueshme nëpër periudhat më të vështira për vendin dhe popullin shqiptarë të Kosovës dhe do të qëndrojnë prapa Kosovës dhe popullit të saj nëpër secilin proces të shtet-ndërtimit.
Ky ishte njëri nga mesazhet kryesore, që mora nga takimi që kisha sot me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchell, në Departamentin Amerikan të Shtetit“, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...