Google ADS

Pacolli takohet me raportuesin e PE-së, diskutojnë për integrimet euro-atlantike

13:15 | 6 Qershor 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i punëve të jashtme Behgjet Pacolli është takuar me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Šoltes, shkruan arbresh.info.

Sipas kryediplomatit dyshja ka biseduar për perspektivën e Kosovës në integrimet euro-atlantike.

“Sot takova z. Igor Soltes, raportues i PE për Kosovën. Biseduam për perspektivën e Kosovës në integrimet Euro-Atlantike”, thuhet në shkrimin e Pacollit.

Ndërkohë Šoltes sot ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për progresin e Kosovës dhe liberalizimin e vizave para raportit të Parlamentit Evropian./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme