Google ADS

Pacolli takohet me Haradinajn, bisedojnë për veturat e paregjistruara që qarkullojnë nëpër rrugë

15:57 | 27 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryesuesi i Bisedimeve për Kartonin e Gjelbër, Rrahim Pacolli është takuar sot me kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj me ç’rast u diskutua për problemet në lidhje me veturat e pasiguruara dhe rrjedhimisht të paregjistruara që qarkullojnë në rrugët e Kosovës e që shkaktojnë dëme të mëdha për kompanitë e sigurimeve.

Pacolli e ka informuar Haradinajn se në Kosovë lëvizin rreth 30 për qind e automjeteve të cilat nuk janë të siguruara, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e Pacollit në Facebook:

Nga takimi i sotëm me Kryeministrin e Kosovës z.Haradinaj, me ç’rast e informuam në lidhje me shqetësimet e Industrisë së Sigurimeve të Kosovës, respektivisht problemet në lidhje me veturat e pasiguruara dhe rrjedhimisht të paregjistruara që qarkullojnë në rrugët tona dhe që shkaktojnë dëme për kompanitë e sigurimeve rreth 5 Milion çdo vit dhe deme shtetit rreth 1 milion euro çdo vit.

Kryeministri u informua se në Kosovë lëvizin rreth 30 % të automjeteve të cilat nuk janë të siguruara/regjistruara përkundër faktit që për një gjë të tillë i obligon Ligji për Automjete dhe Ligji për Sigurimin e detyrueshem ndaj palëve të treta. Kjo masë kaq e lartë e automjeteve të pasiguruara është pengesë e madhe për antarësimin e Kosovës në Byronë e Kartonit të Gjelber kur merret parasysh fakti se tolerancë është 2 % e makinave pa sigurim/regjistrim.

Shkaku kryesor i numrit kaq të madh të automjeteve të pasiguruara është kushtëzimi i vozitësve nga ana Komunës për të shlyer obligimet tatimore paraprakisht në qoftë se dëshirojnë të pajisen me një vërtetim i cili shërben për të regjistruar veturat e tyre.

Ky kushtëzim nga ana komunave nuk është metodë e ligjshme për vjelje të tatimit në prone për me tepër përben shkelje të të drejtave të njeriut dhe si e tillë është e kundërligjshme.

Këto lloj kushtëzimesh nuk shihen në asnjë vend evropian andaj shpresojmë se Kryeministri do ta trajtojë me seriozitet këtë çështje. Rr.P./arbresh.info/

22780701_1965478720341577_7407398115535640566_n

22780653_1965478797008236_8023385839706753096_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme