Pacolli takohet me Delawie, kërkon bashkëpunim të ngushtë me ShBA-të

13:32 | 12 Shtator 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Pacolli bashkë me ambasadorin Delawie kanë diskutuar për pozicionin aktual dhe prioritetet e politikës së Jashtme të Kosovës.

Pacolli gjithashtu kërkoi bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.

Në komunikatën nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se ai ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën e pakursyer të SHBA-ve gjatë gjithë proceseve të shtet ndërtimit të Kosovës.

Sa i përket forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të vendit, Pacolli ka kërkuar mbështetjen e SHBA-ve për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Duke vlerësuar lartë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, Pacolli ka theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve.

“Mbështetja e SHBA-ve në proceset e shtet ndërtimit, është e rëndësisë së madhe që Kosova të shënojë sukses”, ka thënë ndër të tjera Pacolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme