Google ADS

Pacolli sqaron sa shtete e kanë njohur Kosovën

23:33 | 15 Shkurt 2018
Arbresh.info

Barbadosi është shteti më i ri që ka njohur Republikën e Kosovës. Ky shtet është bërë zyrtarisht i 117-ti që njeh Pavarësinë e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka sqaruar për opinionet e sakta sa i përket kësaj çështje.

“Njohja e fundit nga Barbadosi është zyrtarisht njohja e 117-të e Republikës së Kosovës. Unë nuk do të ndalem. Unë sapo kam filluar. Ky vit do të jetë i mbarë për Kosovën. Faleminderit të gjithëve për urimet tuaja! “, Ka shkruar Pacolli.

Ndryshe, Kosova pas dy ditësh feston dhjetëvjetorin e Pavarësisë së saj.

Përderisa njohjen nga Barbadosi e kanë përshëndetur edhe udhëheqësit e institucioneve në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme