Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka treguar se çfarë ka dashur të thotë kryeministri Albin Kurti me deklaratën drejtuar opozitës sot në Kuvend, “Ju lutem mos më rrëzoni, se mandej …. ju faleminderit”.
“Që kthehemi edhe më fuqishëm. Mund ta pyesni më mirë kryeministrin, por ajo që mund të kuptohet është që Qeveria Kurti dhe ministrat e kabinetit janë duke punuar jashtëzakonisht shumë dhe po bëjnë punë të mira dhe qytetarët do të kërkojnë ta kenë edhe një mandate. Kritikat dhe sulmet që po ia bëjnë qeverisë janë të papranueshme dhe të pabaza. Ne kthehemi edhe më fuqishëm kurdo që shkojmë”.
Pacolli, në Klan Kosova ka deklaruar se kjo nuk ka të bëjë me dorëzim ashtu siç u aludua duke hedhur poshtë edhe mundësinë që mund të ketë zgjedhje të reja së shpejti.
“Kemi marrë detyrën dhe do të vazhdojmë. Është hera e parë që shteti i Kosovës mund të ketë një qeveri dhe kuvend me mandat të plotë. Ne do të punojmë pa ndalur deri në fund, nuk dorëzohemi. Ne kemi shumicën e deputetëve, çdo vendim që merret brenda Kuvendit varet prej shumicës që e kemi ne. Nuk ka ndonjë gjë që mund ta çojë vendin në zgjedhje”.
Deputetja e Vetëvendosjes ka thënë se Qeveria Kurti ka qasje tjetër karshi dialogut krahasuar me qeveritë paraprake.
“Ne nuk kemi thënë që brenda mandatit do të arrijmë të sigurojmë njohje nga Serbia, sepse ajo varet edhe nga ndryshimet që po ndodhin brenda shtetit serb. Ajo që do të bëjmë është se do të përfaqësojë denjësisht interesat e Kosovës dhe qytetarëve. Me neve nuk do të ketë kompromise të dhimbshme të cilat tashmë janë bërë”
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...