Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një konference për shtyp ka bërë të ditur se posedon rreth 10 mijë faqe fakte të reja në lidhje me krimet e luftës së fundit në Kosovë të cilët deklaroi se këto dokumente do t’i dorëzohen prokurorëve të Kosovës, transmeton arbresh.info.
Ai tha gjithashtu se ndriqimi i krimëve të luftës është borxh ndaj viktimave.
“Do të bëjë disa komente për krimet e luftës së fundit në Kosovë e cila konsiderohet më e rënda 6 dhjetori ishte dita që i përkujtuam viktimat. Ja kemi borxh vetvetes dhe viktimave me i ndriqu. Nuk ka paqe pa drejtësi të plotë. Kosova nuk ka pas asnjë qasje në dokumentet e luftës deri para disa viteve edhe pse kemi kërkuar ndihmë nga UNMIK”, ka thënë ai.
Pacolli ka përmendur disa nga përpjekjet e tij prej kohës kur është në politikë.
“Deri sa deri tash jemi marrë me politikë, i kemi lënë anash viktimat. Unë gjatë detyrës sime jam ballafaquar me autoritetet e Hagës dhe jam munduar që ta tregoj luftën ashtu siç ka qenë. Kam kundërshtuar raportin e Dick Martit që kishte shpifur në Zvicër duke punuar vetëm me serbët. Kam insistuar gjithkund madje edhe kam kërkuar ndihmë nga Salı Berisha por nuk kam arritur. Jam përballur me shumë me pyetjet e dhomave të Hagës në çdo takim mbilateral. Sot kam marr kontakt me organet e prokurorisë, ku kam materiale 10.000 faqe qe janë dokumente të luftës së Kosovës dhe do t’ia dorëzoj prokurorëve tonë pasi që ata dhe askush nuk kishin qasje në ta” tha ministri Pacolli.
Ai më tutje duke thënë se 95 përqind të personave që marrin pjesë në këto lista janë të lirë, deklaroi se Kosova duhet ta kushtëzojë Bashkimin Evropian në mënyrë që Serbia të vuaj dënimin e duhur në lidhje me krimet që ka kryer në Kosovë gjatë luftës së fundit.
“95 përqind e personave që emri i tyre merr pjesë në këto dokumente, janë në mes nesh. Ne duhet ta kushtëzojmë Bashkimin Evropian, që t’i bëjë presion Serbisë në lidhje me terrorin serb që ndodhi në territorin tonë. Këto dokumente tregojnë thellësinë e luftës së Kosovës. “, u shpreh Pacolli. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...