Rrahim Pacolli, njëherit edhe bashkë president i Klubit të Biznesit Frankofon në Kosovë, ka thënë se është e papranueshme që çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës të mbetet vetëm në takimet me dyer të mbyllura mes prfaqësuesve politik në Kosovë e Shqipëri.
Pacolli, përmes një statusi në Facebook ka thënë se shqiptarët e Luginës do të duhej të ishin palë vendimarrëse në nivel ekzekutiv në Beogradin zyrtar, për të shmangur konflikte të reja, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Është e papranueshme që çështja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës të mbetet vetëm në takimet me dyer të mbyllura të përfaqësuesve politik në Prishtinë dhe Tiranë.
Drejtuesit e dyja qeverive duhet të kenë prioritet nacional mirëqenien e këtyre njerëzve.
Derisa serbët e Kosovës janë të diskriminuar skajshmërisht pozitivisht në Kosovë, edhe shqiptarëve në Luginë duhet t’i bëhet zgjidhje.
Ndryshe, aparatura nacionaliste e instaluar nga liderët e njëpasnjëshëm në Serbi, tash edhe nga vetë presidenti, Aleksandar Vuçiq, do të vazhdojë që përmes presioneve të ndryshme të spastrojë etnikisht territoret e banuara historikisht nga shqiptarët.
Heshtja e qeverisë aktuale i kontribuon politikave të Vuçiqit, dhe që vazhdon t’i lë pa indentitet dhjetëra mijëra luginas të zhvendosur në Kosovë.
Rrjedhimisht ata nuk mund të shfrytëzojnë në këtë kohë as të drejtën për votuar në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Nëse nuk kemi një ndërhyrje urgjente ndaj kësaj situate ekziston rreziku i konflikteve të reja që mund të prodhohen nga të dyja palët.
Për të qenë denjësisht të përfaqësuar, dhe për të shmangur një konflikt të ri shqiptarët do të duhej të ishin palë vendim-marrëse edhe në nivelin ekzekutiv në Beogradin zyrtar dhe t’i krijohet hapësirë në Qeverinë e Ana Brnabiq në dikastere të ndryshme. Rr.P
Robert Lewandowski arriti shifrën jubilare në Ligën e Kampio...
FSK-ja shënon sot “Ditën e Forcës”
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...