Google ADS

Pacolli: Shqiptarët janë krenarë që kanë ndihmuar hebrenjtë

11:35 | 27 Janar 2020
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka kujtuar viktimat e Holokaustit në të gjithë Evropën.

Pacolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se shqiptarët janë krenarë që kanë ndihmuar hebrenjtë, shkruan arbresh.info.

Ai ka shtuar gjithashtu se synojnë që asnjëherë të mos ndodhin krime të tilla.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit, ne përkujtojmë miliona viktima të pafajshme të Holokaustit në të gjithë Evropën. Shqiptarët janë krenarë që kanë ndihmuar hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore për t’i shpëtuar të keqes përmes Besës sonë.
Ne duhet të synojmë që asnjëherë të mos ndodhin krime të tilla dhe gjithmonë besën tonë për njerëzimin. Në këtë ditë mendimet tona janë për viktimat e krimeve masive në Kosovë dhe më gjerë”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme