Zëvendëskryeministri njëherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Pas takimit një konferencë të përbashkët për media Pacolli ka thënë se në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe rëndësinë e Shqiprisë në mbështetje të Kosovës.
“Raportet tona janë në fuqizime sipër gjithmonë. Asnjëherë nuk jemi ndalur t’i fuqizojmë marrëdhëniet tona dhe t’i pasurojmë me ide kreative. Në nëntor do të kemi takimin e radhës, mbledhjen e dy Qeverive në Pejën e bukur dhe sigurisht do të ketë lajme të mira nga ky takim”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
Pacolli ka theksuar se përpjekjet këtë vit janë që Kosova ta arrij synimin e vetë dhe të krijoj lëvizje të lirë për qytetarët.
“Tri sfida kemi kaluar dhe ajo kryesorja e më e vështira ende s’ka ardhur. Besoj që do ta kalojmë edhe atë, do të punojmë. Pala shqiptare sot është e interesuar se si të ecim dialogun me Serbinë. Unë e informova homologun tim se dialogu ka filluar, ka pasur tri takime dhe do të vazhdojnë edhe pse jashtëzakonisht i vështirë por do të vazhdojë. Është i kufizuar me Kohë nuk do të zgjasë me dhjetëra vite por do të dal me rezultate shpejt”, ka thënë ai.
Sipas tij nuk mohohet fakti që Kosova është shtet i pavarur.
“Kosova ka shpallur pavarësinë dhe ka kufijtë e saj që duhet të respektohen. Po ashtu Kushtetuta e Kosovës duhet të respektohet në përpikmëri së bashku me integritetin e saj. Pala shqiptare duhet të jetë pjesë përbërëse e synimeve tona, e dialogut me Serbinë. Nëse mund SHBA të jenë pjesë e dialogut pse jo Shqipëria kur ka kontribut të madh dhe jep mbështetje të jashtëzakonshme. Kem misione të përbashkët në tri pika Milano, Mynih dhe Kopenhagë dhe do të vazhdojmë krijimin e përfaqësive të përbashkëta aty ku Kosova nuk ka përfaqësi dhe do t’i hap”, është shprehur ai duke treguar se edhe në import e eksport ka shkëmbime të mëdha mes Kosovës e Serbisë.
“Kemi arritur 127 milion total eksport të Kosovës drejt Shqipërisë dhe importi është 212 milion. Nuk duhet të jemi të gatshëm me këto shifra duhet ta rrisim bilancin tregtar me pak mund dhe vullnet”, ka thënë Pacolli duke e përgëzuar Bushatin për zgjidhjen me Greqinë.
“Kjo është një shembull i motiv që edhe problemet tjera të zgjidhën në rajon. Ju përgëzoj për këtë”, shtoi ai./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/554925711632681/
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...