Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli ka reaguar për situatën e tërmeteve në Shqipëri.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka shprehur shqetësimet e tij për gjendjen në të cilën ndodhet shteti shqiptar.
Ai po ashtu u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve që të solidarizohen me popullin e Shqipërisë./Arbresh.info/
Postimi i plotë i Pacollit:
I nderuari President i Republikës së Shqipëris shkëlqësia juaj z.Ilir Meta.
I nderuar Kryeministër i Shqipëris z.Edi Rama
Të nderuar vëllezër shqipëtar e kosovar që jetoni atje.
Tërmeti i mbrëmshëm që goditi Shqipërin, e që për pasojë la shumë të lënduar në mesin e tyre edhe fëmijë, më preku thellë.
Si qytetar i republikës, si ish deputet i Kuvendit të Kosovës shpreh gatishmërin time të plotë të jem në sherbim të kombit tim, e njëkohësisht i bëjë thirrje të gjitha institucioneve, qeveris, kuvendit e subjekteve politike që të koordinohemi bashk e të solidarizohemi me vëllezërit tanë.
Shqipëria sot më shumë se kurrë ka nevojë që familjeve të cilat janë prekur nga lëkundjet të iu dalim në ndihmë.
Të gjithë të lënduarve u dëshirojë shërim sa më të shpejt.
Islam Pacolli
Ish deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...