Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar me rastin e 22 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s kundër Serbisë.
Pacolli ka thënë se intervenimi i NATO-s 22 vjet më parë ishte një ngjarje që hapi rrugën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, transmeton arbresh.info
“Ishte një akt i jashtëzakonshëm humanizmi dhe një mesazh i qartë nga bota demokratike për regjimin e Millosheviqit që tregon se bota e civilizuar ishte e vendosur për të ndaluar me të gjitha mjetet krimet e tmerrshme kundër civilëve shqiptarë në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Pacolli.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe 22 vjet më parë ishte një ngjarje e madhe që hapi rrugën për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Ishte një akt i jashtëzakonshëm humanizmi dhe një mesazh i qartë nga bota demokratike për regjimin e Millosheviqit që tregon se bota e civilizuar ishte e vendosur për të ndaluar me të gjitha mjetet krimet e tmerrshme kundër civilëve shqiptarë në të gjithë Kosovën. Ne jemi përgjithmonë mirënjohës!
Fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe 22 vjet më parë ishte një ngjarje e madhe që hapi…
Posted by Behgjet Pacolli on Wednesday, March 24, 2021
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...