Ish- presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ju ka shprehur ngushëllim familjes së poetit të ndjerë, Agim Doçi.
“Njeriu i mirë, Agim Doçi ka ndërruar jetë sot. Ngushëllime familjes së të ndjerit, të afërmve dhe miqve të tij”, shkroi Pacolli.
Ndryshe, poeti i njohur Agim Doçi është ndarë sot nga jeta në moshën 76-vjeçare. Doçi ndodhej prej mëngjesit të së shtunës në reanimacion në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT pasi pësoi hemoragji cerebrale.
Agim Doçi ishte një prej krijuesve të shumë teksteve të këngëve shqiptare, fituesi i mbi 50 çmimeve dhe dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...