Google ADS

Pacolli shpreh ngushëllime për vdekjen e mikut dhe bashkëpunëtorit Agim Bucolli

21:18 | 14 Qershor 2019
A. B.

Zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një statusi në Facebook ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish- drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies në komunë e Kamenicës, Agim Bucolli i cili humbi jetën në aksident trafiku që ndodhi ditë më parë në rrugën Prekovc-Llabjan. 

Pacolli u shpreh se vdekja e Agimit ka lënë zbrazëtirë në familjen, rrethin e miqve dhe bashkëpunëtorëve, shkruan arbresh.info

Statusi i plotë i tij:

Gjatë qëndrimit në vizitë zyrtare në Republikën Çeke, mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit tonë në AKR Agim Bucollit.

Në raste të tilla, fjalët e mira nuk mjaftojnë, mirëpo Agimi i urtë dhe i hareshëm do ta lë një zbrazëtirë në familjen e tij, në rrethin e miqve dhe bashkëpunëtorëve.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës,Agim

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme