Nënkryetari i Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli, ka thënë në emisionin Ju Flet Prishtina në Klan Kosova se është bërë keq që u largua Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje dhe që u nda kjo parti.
Ai, duke komentuar largimin e Ahmetit dhe të një grupi të deputetëve dhe anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, pohoi se tash VV-ja do jetë shumë më e dobët.
“Keq që u nda Vetëvendosje. Pa dashur të luajë rolin e avokatit të Vetëvendosjes apo subjektit të ri, unë konsideroj që VV-ja ka qenë një subjekt që e ka mbajtur një balancë politik dhe ashtu siç ishin të bashkuar sigurisht se ishte një opozitë shumë më e mirë, shumë më e fortë”, tha Pacolli.
“Mirëpo në këtë pozicion që janë sot janë vetëm dy subjekte dhe si të tilla nuk e di sa do të mund të gjejnë rrugën e bashkëpunimit mes vete. E shoh si vendim të gabuar të deputetëve që u larguan nga Vetëvendosje”.
“Me duket se ky është një sindrom i partive shqiptare në Kosovë që sa ta marrin vetën nuk gjejnë më gjuhë të përbashkët”.
Megjithatë Pacolli ka siguruar se ky zhvillim nuk do të ndikojë në mbarëvajtjen e koalicionit që ka me Vetëvendosjen e me Ahmetin.
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...