Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme ka vizituar Marecin, fshatin e tij të lindjes bashkë me familjen e tij.
Me anë të n jë postimi në Facebook, Pacolli ka thënë se kanë shijuar rrugët, rrugicat dhe shtigjet e shtruara nga Fondacioni Behgjet Pacolli, shkruan Arbresh.info.
“Sot isha në Marec, në vendlindjen time, me familjen time të mrekullueshme. Kemi shijuar të rrugët, rrugicat dhe shtigjet (tani të shtruara nga Fondacioni Behgjet Pacolli) ku kam ecur dhe (ose) kam shkuar në shkollë në fëmijërinë time.”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, kreu i AKR-së u ka kërkuar kushërinjëve të tij që të ndjekin gjurmët e traditave të familjes duke punuar me nder dhe respekt për të tjerët.
“Gjatë qëndrimit atje, u kërkova që së bashku me kushërinjtë e tyre të ndiqin gjurmët e traditave të familjes sonë të madhe, qe ka qëndruar gjithmonë duke punuar, me nder dhe respekt për të tjerët.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...