Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, tha se ish-ministri Flamur Sefaj nuk ka pasur asnjë përgjegjësi për deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.
Sipas tij, Sefaj ka kryer punën siç përshkruhet në përshkimin e obligimeve ndaj shtetit dhe të drejtave të tij.
“Ai i ka besuar institucionit. AKI-ja është një institucion, drejtori i AKI-së është këshilltari më i afërt për siguri i presidentit edhe i kryeministrit, dhe ashtu siç ligji dhe kushtetuta e donë, AKI-ja është dashur këto punë t’i diskutojë me presidentin dhe me kryeministrin. Ata është dashur ta dinë deri ku mund të shkohet me përhapjen e kësaj informate se kush duhet ta dijë për këtë e kush nuk duhet ta dijë. Nuk është fare punë e tjetërkujt”, tha zëvendëskryeministri në emisionin Argument Plus të RTV21.
Pacolli sqaroi se Sefaj ka kërkuar nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë se a ka vepruar sipas ligjit për t’i informuar krerët e shtetit, dhe ka marr përgjigjen se po janë informuar.
Zëvendëskryeministri tha se Sefaj ishte viktima më e lehtë për ta viktimizuar për këtë çështje.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...