Sekretari organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli ka reaguar në lidhje me propozimin që është duke qarkulluar për shkëmbim territoresh, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se një opsion i tillë vetëm do të shkaktonte një konflikt të ri në Ballkan.
Gjithashtu Pacolli është shprehur se secili duhet të matë fjalët kur bëhet fjalë për kufijtë e Republikës së Kosovës.
Lexoni të plotë shkrimin e tij pa ndërhyrje:
Shkëmbimi i territoreve vetëm do të shkaktonte një luftë të re në Ballkan. Secili lider që propozon ndryshime kufijsh e ka vetëm për përfitime personale, sepse asnjë nuk e ka kredibilitetin për ta bërë një gjë të tillë. Prandaj do të ishte mirë që secili të matë fjalët që thotë, ngase fushatat për poenë politikë nuk do të lejohen kur bëhet fjalë për kufijtë e Republikës së Kosovës. RrP
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel