Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas dakordimit të zbatimit të marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel.
Pacolli ka thënë se tashmë ka një situatë të re dhe sipas tij duhet drejtuar së ardhmes.
“Tani është tepër vonë për të vajtuar apo lavdëruar atë që ndodhi, e djeshmja nuk ishte një ëndërr por një realitet. Në këtë situatë të re, t’i lëmë mënjanë ( për një moment) analizat e rrethanat pse e si ndodhi, inatet e lëvdatat dhe ti drejtohemi së ardhmes”, ka shkruar Pacolli.
“Nuk besoj se ka njeri në Kosovë që nuk i pëlqen perspektiva paqësore e rrugëtimit tonë”, vijon tutje Presidenti i AKR-së.
Ai u ka bërë thirrje subjekteve politike që ta mbështesin Kurtin në zbatimin e detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje.“U bëj thirrje të gjitha partive politike, shoqërisë civile dhe çdo qytetari që të mbështes qeverinë në zbatimin me përgjegjësi të detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje. Nga ana tjetër, kryeministri duhet të kuptojë se bashkëpunimi me faktorë të tjerë në Kosovë është i pashmangshëm”, shkruan tutje ai.
Pacolli thotë se së bashku jemi më të ditur dhe më të fortë./arbresh.info/
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit
Rruga UÇK në Prishtinë mbushet me policë pas arrestimit të n...