Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se ish-presidenti historik, Ibrahim Rugova vuri themel e shtetësisë së Kosovës.
Ish-presidenti Pacolli duke kujtuar Rugovën në ditën e lindjes së tij, po ashtu tha se Rugova do të mbahet në mend si njëri i urtë.
“Presidenti Rugova sot do ti mbushte 77 vite. Njeriu qe i dha gjithçka Kosovës dhe që i vuri themelet e shtetësisë, do të mbahet mend përjetësisht nga shoqëria jonë si njeri i urtë, jo hakmarrës, jo populist dhe me vizion të qartë për fuqizimin e vendit tonë. Do të kujtohesh përherë President”, ka shkruar Pacolli.
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve