Google ADS

Pacolli: Rohan mbetet një nga diplomatët më me ndikim që kanë formësuar historinë në Kosovë

18:03 | 5 Qershor 2019
Arbresh.info

Diplomati austriak dhe ish-negociatori për statusin e Kosovës, Albert Rohan, ka vdekur në moshën 83-vjeçare. Për vdekjen e tij kanë reaguar edhe udhëheqësit e Kosovës dhe përfaqësuesit e institucioneve.

Njëri nga ta është edhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i vili ka thënë përmes një statusi në Facebook se Rohan mbetet një nga diplomatët më me ndikim që kanë formësuar historinë në Kosovë dhe Ballkan në tri dekadat e fundit.

“I pikëlluar nga lajmi se Ambasadori Albert Rohan ka vdekur. Ai mbetet një nga diplomatët më me ndikim që kanë formësuar historinë në Kosovë dhe Ballkan në tri dekadat e fundit”.

“Roli i tij për pavarësinë e Kosovës do të mbahet mend përgjithmonë. Ngushëllimet e mija për familjen e tij dhe Ministrinë e Jashtme të Austrisë”, ka shkruar Pacolli.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme