Pacolli reagon për gjendjen e rëndë të fushës “Fadil Vokrri”: Është tejet zhgënjyese

23:33 | 12 Nëntor 2023
Arbresh

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka komentuar gjendjen në të cilën ka përfunduar fusha e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Pacolli përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se është zhgënyjese se në çfarë gjendje ka përfunduar fusha, shkruan Arbresh.info.

“Unë kam thënë gjithmonë se puna duhet bërë në mënyrë korrekte, sipas standarteve dhe jo të improvizohet vetëm për sy e faqe!!”, ka thënë ndër tjera Pacolli.

Postimi i plotë:

Kosova ka një ekip fantastik, bravo djema, ju priftë e mira gjithmonë! Një tjetër gjë: Është tejet zhgënjyese në çfarë gjendje është fusha e stadiumit, ku për shkak të drenazhimit (kullimit) ka dalë balta mbi bari. Unë kam thenë gjithmonë se puna duhet bërë në mënyrë korrekte, sipas standarteve dhe jo të improvizohët vetëm për sy e faqe!!!! /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme