Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Selim Pacollit iu pamundësua kandidimi për kryetar të Prishtinës.
I pari i AKR-së, deklaroi se moscertifikimi i Pacollit për të kandiduar për kryetar të kryeqytetit është një gjë zhgënjyese.
“Një̈ ditë ishte vonesa e Selimit për të lajmeruar pasurinë e tij dhe kjo mjaftonte të merrej si arsye që ai, pas një angazhimi të madh, mos te mundet të garojë. Sa zhgënjyese është kjo që ndodhi dhe më vjen keq që Prishtina humbi një kandidat të përgatitur, me shumë vullnet dhe mbështetje kolosale për të ndryshuar Prishtinën duke zbatuar projektin AKR për një Prishtinë europiane, të pastër dhe funksionale”, ka shkruar Behgjet Pacolli në një postim në “Facebook”.
Edhe Pacolli përmes këtij postimi, ka konfirmuar se Gëzim Mehmeti do ta zëvendësojë Selim Pacollin në këtë kandidaturë.
“Selimi, mungon por de fakto do të jetë krah për krah me Gezim Mehmetin, kandidatin e AKR-së që zëvendëson Selimin. Unë mbështes fuqimisht kandidaturën e re të Gezim Mehmetit i cili si Drejtor i Infrastrukturës, vitet e fundit ka treguar udhëheqje të fortë për të ndjekur projektet e zhvillimit në Prishtinë, qofshin ato në zonat urbane apo rurale, çdo cep i Prishtinës e ka parë punën e tij”, ka shrkuar më tutje ai./arbresh.info/
Postimi i plotë i Pacollit:
Një ditë ishte vonesa e Selimit për të lajmeruar pasurinë e tij dhe kjo mjaftonte të merrej si arsye që ai, pas një angazhimi të madh, mos te mundet të garojë. Sa zhgënjyese është kjo që ndodhi dhe më vjen keq që Prishtina humbi një kandidat të përgatitur, me shumë vullnet dhe mbështetje kolosale për të ndryshuar Prishtinën duke zbatuar projektin AKR për një Prishtinë europiane, të pastër dhe funksionale. Selimi qendronte gjithmonë afër qytetarëve të Prishtinës, ai ka zbatuar projekte që e kanë bërë jetën më të mirë për shumë pjesë të Prishtinës dhe përrreth. Selimi, kishte një vizion se si ta kthente Prishtinën në një qytet modern në të cilin qytetarët mund të kenë një jetë normale dhe bizneset të lulëzojnë.
Selimi, mungon por de fakto do të jetë krah për krah me Gezim Mehmetin, kandidatin e AKR-së që zëvendëson Selimin.
Unë mbështes fuqimisht kandidaturën e re të Gezim Mehmetit i cili si Drejtor i Infrastrukturës, vitet e fundit ka treguar udhëheqje të fortë për të ndjekur projektet e zhvillimit në Prishtinë, qofshin ato në zonat urbane apo rurale, çdo cep i Prishtinës e ka parë punën e tij. Me Gezimin si Kryetar, Prishtina do të ketë dikë që i njeh nevojat e qytetit dhe siguron udhëheqjen dhe vizionin për transformim. Çka është më rëndësi, pas gezimit do të qëndroj une, Selimi, asambleistët dhe i gjithe stafi i përzgjedhur për Prishtinën.
Gëzimi, së bashku me Selimin, dhe të tjerët do t’i japin Prishtinës një imazh të ri, një jetë më të mirë për qytetarët e saj dhe një klimë më të mirë për zhvillimin e bizneseve.
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...
“Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert”, Rama: Kush ka...