Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas vizitës së saj në fshatin Çabiq, ku thotë se është përballur me një realitet të hidhur, pavarësisht mikpritjes së ngrohtë të banorëve.
Pacolli, e cila vizitoi për herë të parë këtë fshat, theksoi se ishte mahnitur nga zemra e madhe dhe mikpritja e banorëve, por u dëshpërua nga gjendja e infrastrukturës dhe zhvillimit.
Deputetja ka kritikuar qeverisjet e kaluara për lënien në terr të këtij fshati dhe ka shtuar se fshatarët e Çabiqit e kanë kuptuar se pa zhvillim dhe mundësi nuk mund të jetojnë.
Postimi i plotë:
Paskan thanë që dje në fshatin Çabiq më kanë pritur vetëm 6 fshatarë dhe kinse kjo është arsyeja pse nuk paskam postuar pas takimit. E po qe unë e lash postimin për sot që me ia zgju kureshtjen disave.
Ishte hera e parë që e vizitova fshatin Çabiq u mahnita me mikpritjen dhe zemrën e madhe të banorëve por u dëshprova kur pash sa mbrapa kishte mbetur ky fshat.
Pa zhvillim e pa infrastrukturë, e pa mundësi për përparim e mirëqenie për fshatarët. Thanë komplet infrastruktura, ndriçimi publik, kanalizimi etj janë kompletuar. E po nuk ishin. As rrugët e as ndriçimi.
Nëse dikush i ka lënë në terr këta fshatarë kanë qenë pikërisht qeverisjet e kaluara. E fshatarët e Çabiqit e kanë kuptuar që në terr nuk jetohet prandaj sot janë renditur me Lëvizjen Vetëvendosje dhe me Kryeministrin Kurti.
Ishte nder i veçantë për mua të vizitonim mbrëmë odën e atdhetarit Muje Gashi dhe vendlindjen e komandantit Mujë Krasniqi – Kapuçi.
Cep më cep skemi me u ndal. Prej Çabiqi në Skenderaj, Drenicë e Deçan … Cep më cep ska mu ndal. 500k./Arbresh.info
Ndalohen dy persona për grabitje në tentativë në Gjilan
Sveçla viziton tregun lokal të Sharrit: Do të punojmë për zh...
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje...
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...