Google ADS

Pacolli reagon pas aksidentit tragjik me autobus në Bullgari

09:31 | 23 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka reaguar për tragjedinë e ndodhur në aksidentin në Bullgari.

Pacolli ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave, transmeton arbresh.info

“Në këto çaste shumë të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe  autoriteteve të Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar i pari i AKR-së.

Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Dhimbje e madh dhe trishtim për humbjen aksidentale tragjike të jetës së bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut. Në këto çaste shumë të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe  autoriteteve të Maqedonisë së Veriut. Lutem dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit!

Të ngjashme