Pacolli reagon ndaj arrestimit të punonjësit të BKS-së nga Serbia, u bën apel ndërkombëtarëve

13:22 | 18 Janar 2020
Arbresh.info

Ish nënshkruesi i marrëveshjes për lëvizje të lirë dhe Karton të Gjelbër në Bruksel, Rrahim Pacolli ka njoftuar se është arrestuar një punonjës i BKS-së.

Është Milan Vukashinoviç, i cili u arrestua sot në pikën kufitare në Jarinjë, shkruan portali arbresh.info.

Pacolli bën të ditur se arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë, sepse Vukashinoviç është i punësuar në një kompani kosovare dhe kjo konsiderohet, sipas tyre pranim i shtetit të Kosovës.

Ky është shkrimi i plotë i z.Pacollit

Arrestohet nga Serbia, sepse punon në kompani kosovare

Në pikën kufitare të Jarinjës është arrestuar sot Milan Vukashinoviç, punonjës i Byrosë Kosovare të Sigurimit, sipas informatave që posedojmë.

Arsyeja e këtij arrestimi duket të jetë, sepse z. Vukashinoviç është i punësuar në një kompani kosovare dhe, një gjë të tillë strukturat shtetërore të Serbisë po e konsiderojnë si pranim të shtetit të Kosovës.

Tash për tash, ai është duke u marrë në pyetje nga policia dhe shërbimi sekret i Serbisë të ardhur nga qyteti i Kralevës.

Raste të ngjashme me punëtorët serbë të Byrosë kanë ndodhur edhe më parë. Andaj, duke i pasur parasysh këto raste i dënojmë ashpër veprimet kriminale të Serbisë dhe njëkohësisht kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë për lirimin e menjëhershëm të qytetarit të Kosovës, Milan Vukashinoviç.RrP./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme