Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, është takuar sot me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, dhe një pjesë tjetër të stafit nga Parlamenti Evropian.
Pacolli fillimisht e ka uruar parlamentarin evropian për mandatin e tij, përderisa ka shprehur mirënjohje edhe për punën dhe angazhimin e paraardhëses së tij.
Ai e ka njoftuar Soltesin për zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë për punën dhe angazhimin e Institucioneve të Kosovës në implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjendës së Reformave Evropiane si dhe mbi përmbushjen kritereve të fundit mbi liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës.
“Qeveria e Kosovës është e bindur se pas ratifikimit të Marrëveshjes mbi Demarkacionin me Malin e Zi, Komisioni Evropian do të vlerësojë pozitivisht përpjekjet e Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. ”, ka thënë Pacolli.
Pacolli ka edhe synimin e Kosovës, që të aplikojë për statusin e kandidatit në të ardhmen e afërt, ndërkohë që ka bërë thirrje për mbështetjen e Parlamentin Evropian tek shtetet jo-njohëse të BE-së dhe për përkrahje në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Organizata Ndërkombëtare.
Nga ana e tij, raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Soltes, ka vlerësuar progresin e gjithmbarshëm të arritur nga ana e Institucioneve të Kosovës mbi implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Agjendës së Reformave Evropiane si dhe përkushtimin në lidhje me përmbushjen e kritereve të fundit mbi liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës. /Indeksonline/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...