Në 19 vjetorin e eksodit kosovar në Kukës, ministrit të Jashtëm dhe zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, iu dorëzuan sot nga Qarku i Kukësit titujt “Qytetar Nderi i Kukësit” dhe “Nderi i Qarkut Kukës”.
Kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu tha se nderimet jepen për kontributin e mëhershëm të Pacollit në mbështetje të luftës çlirimtare, të kampeve të bashkëkombësve të larguar nga lufta, si dhe vizionit për zhvleftësimin e kufijve midis shqiptarëve nëpërmjet zhvillimit ekonomik.
Nga ana e tij, kryediplomati kosovar tha se Kukësi është kryeqyteti i mikpritjes botërore dhe Nobeli i humanizmit global.
“Kukësi e shpëtoi Kosovën në 1999. Nëse kosovarët nuk do kishin qëndruar këtu, do ishin shpërndarë nëpër botë. Dhe jo të gjithë, do ktheheshin nga larg për t’i shërbyer Kosovës së Re. Ndaj për mua është krenari që prej sot jam një Kukësian, që prej sot jam njeri si ju”, tha ai.
16 prilli është dita kur qyteti i Kukësit dhe qarku në tërësi përkujton eksodin e kosovarëve 19 vjet më parë, me aktivitete të ndryshëm, ku marrin pjesë qytetarë nga të dy anët e kufirit tashmë të hapur dhe përfaqësues të Institucioneve.
Ministri i Jashtëm Pacolli është dekoruar më herët edhe nga Presidenti i Shqipërisë me titullin e lartë “Nder i Kombit”.
https://www.facebook.com/behgjeti/videos/10160198034215153/
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin