Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se Qendra hulumtuese për zhvillimin e Kosovës e mbështetur dhe financuar nga Fondacioni Behgjet Pacolli, procedon me vijimësinë e aktiviteteve shkencore, edukative dhe teknologjike.
Ai në një status në rrjetin social facebook ka treguar që kjo qendër ka mbajtur një seminar sot dhe se sipas tij ky do të jetë institucioni kryesor që do ti ofrojë shtetit dhe shoqërisë tonë programe të mirëfillta zhvillimore.
Statusi i plotë:
QENDRA HULUMTUESE PËR ZHVILLIMIN E KOSOVES PROCEDON ME AKTIVITETET E SAJA
QHZHK e mbështetur dhe financuar nga Fondacioni Behgjet Pacolli, procedon me vijimësinë e aktiviteteve shkencore, edukative dhe teknologjike.
Sot, Departamenti për arsim-shkencë, i kësaj qendre, mbajti seminar-workshop me titull: MËSIMDHËNIA DHE MËSIMNXENJA NË DRITËN E NEUROSHKENCËS DHE TEKNOLOGJISË BASHKOHORE.
Kjo qendër e cila udhëhiqet nga profesori i nderuar me reputacion ndërkombëtar Jahja Kokaj, do të jetë institucioni kryesor qê do ti ofrojë shtetit dhe shoqërisë tonë programe të mirëfillta zhvillimore.
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta
Florentino Perez ia refuzon kërkesën Kylian Mbappes për ta t...
Aktorët e Teatrit Kombëtar që 40 ditë në grevë
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...